Avioni me 242 pasagjerë në bord u rrëzua në Indi, mes tyre raportohet se 53 ishin britanikë. Avioni me destinacion Londrën u rrëzua në një zonë banimi të quajtur Meghani Nagar.
Menëjherë janë angazhuar ekipet e shpëtimit. Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë momentin e rënies së avionit.
Ndërkohë Ministria e Jashtme britanike ka njoftuar se po punon me autoritetet lokale dhe për t’i ardhur në mbështetje. Gjithashtu kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi se është informuar dhe se po ndjek hapa pas hapi situatën.
“Po mbahem i informuar ndërsa situata zhvillohet dhe mendimet e mia janë me pasagjerët dhe familjet e tyre në këtë kohë thellësisht shqetësuese”, tha ai./abcnews.al
LEXO EDHE:
Kurti tregon pesë vendimet e para nëse merr mandatin e tretë
Dronët dhe raketat ruse sulmojnë Ukrainën para takimit Zelen...
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...