Ish-shefi i Sigurisë dhe i luftës kundër drogës në Meksikë është dënuar nga një juri amerikane për trafik droge.
Genaro Garcia Luna u shpall fajtor për marrjen e miliona dollarëve nga grupi më i madh i krimit në Meksikë, karteli i drogës Sinaloa.
54-vjeçari Garcia Luna, i cili ishte deklaruar i pafajshëm, u arrestua në shtetin e Teksasit në vitin 2019 dhe mund të dënohet me 10 vite burg.
Vendimi erdhi pas një gjyqi katër-javor dhe tre ditësh diskutimi të jurisë në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Brooklyn, Nju Jork.
Ai është zyrtari më i lartë meksikan i gjykuar në SHBA.
Garcia Luna shërbeu si shef i sigurisë publike gjatë administrimit të Presidentit Felipe Calderon midis 2006 dhe 2012. Para kësaj, ai drejtoi Agjencinë Federale të Hetimit nga 2001 deri në 2006./A2
Rama rrëfen takimin me Thaçin në Hagë: Burgosja e ish-krerëv...
Ambasada e SHBA-së paralajmëron shqiptarët: Mashtrimi me anë...
Zelensky: ShBA-ja propozon bisedime direkte me Rusinë
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u a...
Kurti në konakun e Tahir Çakës: Kaçaniku qytet i rezistencës
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte drejt r...