Brennan i tha Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve se biseda më drejtorin e Shërbimit Federal të Sigurisë, Aleksandr Bortnikov, është zhvilluar në muajin gusht, derisa zhvillohej fushata presidenciale.
Brennan tha se i ka thënë Bortnikovit se ndërhyrja e vazhdueshme e Rusisë do të dështojë dhe do të pengojë çdo ngrohje të marrëdhënieve midis Moskës dhe Uashingtonit.
Po ashtu në gusht, FBI ka hapur hetime për marrëveshje të mundshme midis anëtarëve të fushatës së Trumpit dhe zyrtarëve rusë.
Këto lidhje nuk janë vetëm fokus i hetimeve të FBI-së, por edhe i disa hetimeve të Kongresit.
Çështja i ka hedhur hije administratës së presidentit Donald Trump, prejse ka marrë detyrën në muajin janar.
Vendimi i Trumpit për të shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey, ditë më parë, shkaktoi trazira politike dhe bëri që Departamenti i Drejtësisë të emërojë një këshilltar të posaçëm për të mbikëqyrur hetimet e agjencisë në administratën Trump./Arbresh.info/
Shefi i Hezbollahut refuzon bisedimet e planifikuara Izrael-...
Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Pacolli: Nuk kam nëns...
Moti nesër me diell dhe vranësira të shpërndara
Leeds shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë, mposht ...
Zyrtarët e Trump po diskutojnë një tjetër takim të mundshëm ...
Qazim Laçi realizon supergol në fitoren e Rizesporit