Avokatët e ish-presidentes koreano-jugore, Park Geun-Hye, shkarkuar pas akuzave për korrupsion, hodhën zyrtarisht poshtë të gjitha këto akuzat gjatë një seance dëgjimore paraprake.
Aktualisht e ndaluar, Park, 65 vjeç, u shpall fajtore për abuzime me pushtetin, korrupsion dhe zbulim të sekreteve shtetërore.
“Ne hedhim poshtë çdo akuzë”, deklaroi sot para gjykatës së distriktit qendror të Seulit, avokati Yoo Young-Ha, kreu i ekipit të mbrojtjes së ish-presidentes.
Park, prania e së cilës në këtë seancë nuk ishte e detyrueshme, kishte zgjedhur të mos merrte pjesë.
Çështja është përqendruar në influencën e një mikeje 40-vjeçare të ish-presidentes, e cila ka luajtur rolin e këshilltares në hije të Park, ndërkohë që nuk kishte asnjë pozicion zyrtar.
Choi gjykohet aktualisht për përfitime nga pozicioni për të detyruar grupet e mëdha të vendit për të dhënë rreth 70 milionë dollarë për dy fonadacione që ajo kontrollonte, shuma të cilat ajo i kishte për përdorim personal.
Kjo është presidentja e tretë e arrestuar për një çështje korrupsioni në Korenë e Jugut.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...