Ish presidenti i Perusë, Alberto Fujimori është urdhëruar të sillet para gjykatë për vrasjen e gjashtë fermerëve në vitin 1992.
Ky veprim vjen vetëm një muaj pasi ai u liruar nga burgu, ku po shërbente 25 vjet për abuzim të të drejtave të njeriut dhe korrupsion, transmeton portali arbresh.info
79 vjeçarit i ishte mundësuar falja shtetërore për shkak të shëndetit, por gjykata në kryeqytetin Lima thotë se kjo nuk aplikohet në rastin e ri.

Kurse Fujimori është shprehur i pafajshëm dhe se do të apelojë kundër vendimit të gjykatës.
Kur Presidenti i tanishëm Pedro Pablo Kuczynski dha faljen në dhjetor, pati protesta në rrugë në kryeqytetin Lima.
Fujimori është një figurë thellësisht e përçarë në Peru, e respektuar nga disa dhe e fyer nga të tjerët për spastrimin e qeverisë së tij në dy kryengritje të dhunshme gjatë qëndrimit të tij në pushtet prej 1990-2000./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...