Juan Orlando Hernandez, ish-presidenti i Hondurasit, është dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat e trafikut të drogës në një gjykatë federale amerikane, shkruan BBC.
Hernandez u dënua të premten për komplot për të importuar kokainë në SHBA dhe për posedim të “pajisjeve shkatërruese” duke përfshirë mitralozë.
Prokurorët kanë thënë se ish-presidenti e drejtoi Hondurasin si një “narko-shtet”, duke mbrojtur dhe pranuar ryshfet nga trafikantët e drogës.
Ish-presidenti 55-vjeçar kishte mohuar akuzat.
Hernandez ishte president i Hondurasit nga viti 2014 deri më 2022, duke shërbyer për dy mandate radhazi.
Ai erdhi në pushtet me premtimin për ta luftuar krimin dhe drogën.
Por në akuzat ndaj tij thuhet se Hernandez bashkëpunoi me disa nga trafikantët më të njohur të narkotikëve në botë “për të ndërtuar perandori të korruptuar dhe brutalisht të dhunshme”.
Tre muaj pas largimit nga detyra, ai u ekstradua në New York dhe u arrestua në prill të vitit 2022 për t’u përballur me akuzat federale në SHBA.
Hernandez dikur shihej si aleat i SHBA-së. Gjatë kohës së tij në krye të Hondurasit, vendi mori më shumë se 50 milionë dollarë ndihmë kundër narkotikëve nga SHBA-ja, si dhe miliona dollarë shtesë në siguri dhe ndihmë ushtarake.
Në vitin 2019, presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump falënderoi Hernandezin për “punën shumë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara”.
Hernandezi nga ana e tij pati falënderuar Trumpin dhe popullin amerikan “për mbështetjen që na kanë dhënë në luftën kundër trafikut të drogës”./abcnews.al
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit