Zgjedhja e tij vjen në kohën kur partitë janë duke garuar për koalicionin qeverisës.
Parlamenti i Izraelit zgjodhi ish-politikanin e qendrës së majtë Isaac Herzog si President të vendit, një rol që është kryesisht ceremonial por gjithashtu synon të promovojë unitetin midis grupeve etnike dhe fetare.
Herzog mundi kandidaten rivale Miriam Peretz, një edukatore me një votim të 120 ligjvënësve. Ai do të marrë presidencën muajin tjetër, duke zëvendësuar Reuven Rivlin, i cili po përfundon mandatin e tij shtatë-vjeçar.
I zgjedhur për herë të parë në parlament në 2003, Herzog, 60 vjeç, vazhdoi të drejtojë partinë Laburiste. Posti i tij më i fundit publik ishte si kreu i Agjencisë Hebraike për Izraelin, e cila inkurajon emigracionin.
Si udhëheqës i opozitës ka garuar kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, por pa sukses. Zgjedhja e tij vjen në një kohë kur partitë opozitare në Izrael janë duke garuar me kohën për të arritur formimin e një koalicioni qeverisës, çka mund t’i jepte fund qeverisjes 12-vjeçare të kryeministrit Benjamin Netanyahu./klannews/
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...