Ish-oligarku rus, Mikhail Khodorkovsky ka paralajmëruar Evropën që të mos negociojë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për dhënien fund të luftës në Ukrainë.
Khodorkovsky, një biznesmen i cili tanimë jeton në Londër, por që dikur konsiderohej njeriu më i pasur i Rusisë, deklaroi se Putin nuk është burrë shteti, por një bandit.
“Udhëheqësit e vendeve të mëdha evropiane ende besojnë se mund të negociojnë diçka me Putinin pa demonstruar forcën e tyre dhe se ata mund të bisedojnë me të.
Ky është një gabim dramatik sepse ai nuk është një burrë shteti si ata, por veçse një bandit”, tha Khodorkovsky.
I pyetur se si do të përfundojë lufta, biznesmeni citoi parashikimin e bërë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Ai tha pak ditë më parë se lufta nuk mund të zgjidhet vetëm në tryezën e bisedimeve, por edhe në fushën e betejës.
“Unë u befasova nga zoti Borrell, ai është një burokrat evropian dhe nuk prisja ndonjë fjalë të ashpër prej tij, por ai tha disa fjalë shumë korrekte: kjo çështje nuk do të zgjidhet në tryezën e bisedimeve, por në fushën e betejës.
Natyrisht, ne do të kemi negociata në fund të kësaj lufte, por para së gjithash ky konflikt do të zgjidhet në fushën e betejës”, u shpreh Khodorkovsky. /EuronewsAlbania/
Mustafa kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhe...
60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që vdiq në aksidentin e dje...
Jashari uron pjesëtarët e FSK-së dhe qytetarët myslimanë për...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, temperatura ulen
Pamje e pazakontë në Kroaci: Delfini humbet rrugën në ujë të...