MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit të Amazon Jeff Bezos, ka dhuruar më shumë se 4 miliard dollarë (3 miliardë funte) për bamirësi.
Në një postim në blogun e saj, ajo është shprehur se do të vazhdojë të ndihmojë amerikanët që janë duke luftuar për shkak të pandemisë, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Scott është personi i 18-të më i pasur në botë, pasi pasuria e saj është rritur këtë vit në 60.7 miliardë dollarë.
Ish – gruaja e Jeff Bezos pas divorcit bëhet femra më e pasur në botë
Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga divorci i saj me Jeff Bezos, njeriun më të pasur në botë për momentin.
Ajo është shprehur se pandemia ka shkatërruar një pjesë të madhe të familjeve amerikane, prandaj ajo ka zgjedhur që të ndihmojë rreth 6,500 organizata të ndryshme.
“Humbjet ekonomike dhe rezultatet e shëndetit njësoj kanë qenë më të këqija për gratë, për njerëzit me ngjyrë dhe për njerëzit që jetojnë në varfëri. Ndërkohë, ajo ka rritur ndjeshëm pasurinë e miliarderëve”, është shprehur ajo.
Ish-gruaja e Jeff Bezos, ndryshe nga ish burri i saj, është e njohur për shumë vepra bamirësie./arbresh.info/
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...