Kryepeshkopi Luigi Ventura, ish-Ambasadori i Vatikanit në Paris, u dënua me 8 muaj burg të suspenduar në Francë për sulm seksual, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve në shtypin francez, Gjykata Penale e Parisit dënoi Venturan me 8 muaj burg të suspenduar për sulm seksual ndaj katër meshkujve në kohën kur ai ishte ambasador i Vatikanit në Paris në vitet 2018-2019.
Gjykata vendosi që Ventura t’u paguajë 13.000 euro dëmshpërblim viktimave dhe 9.000 euro për shpenzime gjyqësore.
Siç raportohet, Ventura, i cili nuk mori pjesë në seancën gjyqësore për arsye shëndetësore, ka mohuar akuzat.
Katër meshkuj, përfshirë ish-punonjës të Komunës së Parisit, kishin ngritur kallëzim penal vitin e kaluar për sulm seksual ndaj Venturas.
Imuniteti diplomatik i Venturas u hoq në korrik të vitit 2019.
Prokuroria e Parisit hapi hetim për incidentin në shkurt të vitit 2019.
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit