Presidenti iranian Hassan Rouhani ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e përpjekjeve të SHBA-ve dhe aleatëve evropianë për të ndryshuar marrëveshjen bërthamore me vendin e tij.
Dy udhëheqësit, ai amerikan dhe ai francez njoftuan që janë duke punuar për një “marrëveshje të re” që do të zgjerohet dhe zgjatet në termet e marrëveshjes së 2015-ës, transmeton portali arbresh.info.
Por zoti Rouhani tha se nuk kishin “të drejtë” për të rinegociuar një marrëveshje prej shtatë palësh.
Ai gjithashtu e akuzoi Presidentin e SH.B.A.-së Donald Trump si një “tregtar” i cili nuk ishte i kualifikuar për të komentuar mbi traktatet globale.
“Ju nuk keni ndonjë sfond në politikë,” tha ai. “Ju nuk keni asnjë të kaluar në ligj, nuk keni asnjë bazë për traktatet ndërkombëtare”.
Trump ka thënë se SHBA do të vendosë sanksione mbi Iranin të pezulluara sipas marrëveshjes së 12 majit, përveç nëse Kongresi dhe autoritetet evropiane rregullojnë “gabimet e tyre shkatërruese”./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026