Google ADS

Irani refuzon kërkesën e presidentit Obama

18:13 | 4 Mars 2015
Arbresh.info

Irani ka refuzuar kërkesën e presidentit amerikan Barack Obama për të ndërprerë aktivitetet bërthamore, por gjithsesi do të vazhdojë bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje sigurie, raporton agjencia iraniane e lajmeve “Fars”. 

“Irani anjëherë nuk do të pranojë keto kërkesa të palogjikshme”, ka thënë ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.  “Qëndrimi i Obamës është i papranueshëm dhe kërcënues”, raportohet të ketë thënë ai.

Kryediplomati John Kerry dhe Zarif janë ulur sërish për të biseduar, menjëherë pasi Obama ishte shprehur për “Reuters” se Irani duhet të ndërprej aktivitetet bërthamore për të paktën 10 vjet, që të mund të arrihet një marrëveshje historike.

Qëllimi i negociatave është të bindin Iranin të ndërpresë programin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve, të cilat po e shktërrojnë ekonominë e Republikës Islamike e cila kryesisht mbështetet në eksportin e naftës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre dyshojnë se Irani po përdor programin bërthamor si një mbulim për prodhimin e armëve bërthamore. Irani kundërpergjigjet duke thënë se programi është vetëm për qëllime paqësore.

Kerry dhe Zarif u takuan në Montreux të Zvicrës, ndërkohë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëhet gati për fjalimin që do të mbajë para Kongresit në Uashington.

I pyetur nëse palët kishin arritur ndonjë marrëveshje, Zarif u përgjigj se “do të mundohemi, prandaj jemi këtu”.

“Fakti që ne duhet të ecim përpara paraqet nje seriozitet të domosdoshëm. Me qenë se janë thënë të gjitha, na mbetet vetëm vullneti dhe dëshira për të kuptuar se e vetmja mënyrë për të ecur përpara është përmes negociatave”, tha ai.

“Jemi duke punuar në një mënyrë produktive”. tha Kerry pas bisedimeve të mëngjesit.

Të dyja palët kanë vendosur që deri në fund të muajit mars duhet arritur një marrëveshje, ndërsa afati i qershorit do të jetë përfundimtari për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do të ndalonte aktivitetin bërthamor të Iranit.

Shpërndaje në rrjete sociale