Forcat e armatosura të Iranit pretendojnë se tre aeroplanë amerikanë janë rrëzuar: një aeroplan furnizimi me karburant C-130 dhe dy helikopterë Blackhawk.
Pretendimi – i cili nuk është konfirmuar nga SHBA – vjen pasi Garda Revolucionare e Iranit tha se disa “aeroplanë armik” u shkatërruan gjatë misionit amerikan për të shpëtuar një pilot të bllokuar.
Ndërkohë, presidenti Donald Trump, i cili përshëndeti shpëtimin e suksesshëm të anëtarit të ekuipazhit të F-15 “thellë në territorin armik”, ka pohuar se nuk pati viktima amerikane në operacion.
“E kapëm”, Trump zbulon detaje për shpëtimin e pilotit amerikan në Iran
“E KAPËM! Bashkatdhetarët e mi amerikanë, gjatë disa orëve të fundit, Ushtria e Shteteve të Bashkuara realizoi një nga Operacionet më të guximshme të Kërkimit dhe Shpëtimit në Historinë e SHBA-së”, shkroi ai në Truth Social.
Në mesazh, Trump zbuloi se “koloneli shumë i respektuar” po monitorohej vazhdimisht nga forcat amerikane përpara operacionit të shpëtimit, duke shtuar se ai “pësoi lëndime, por do të jetë mirë”.
Ai vazhdoi: “Ky luftëtar i guximshëm ishte pas vijave të armikut në malet e pabesë të Iranit, duke u ndjekur nga armiqtë tanë”. /Telegrafi/
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë