Irani po ndihmon për të ndërtuar një fabrikë raketash brenda Sirisë, që mund të përdoret për të hedhur raketa në Izrael.
Imazhet satelitore tregojnë vend ndërtimin në lindje të Baniyas, në bregun mesdhetar të Sirisë, që përkon me vende të ngjashme në Iran, transmeton portali arbresh.info.

Pas përfundimit, objekti ka të ngjarë të përdoret për prodhimin dhe ruajtjen e raketave që mund të shkojnë në Izrael, thonë analistët.
Ndërtimi, i cili shfaqet haptazi në Google Maps, ndoshta filloi vitin e kaluar dhe do të përfundojë deri në fund të vitit 2017, tha ‘the Times of Israel’.
Zona në të cilën po zhvillohet ndërtimi ndodhet thellë brenda territorit të kontrolluar nga regjimi i Assadit./Arbresh.info

Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...