Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, ka paralajmëruar se përfshirja e Shteteve të Bashkuara në sulmet izraelite do të kishte pasoja katastrofike për Lindjen e Mesme.
Në një intervistë për BBC-në, ai deklaroi se një hap i tillë do të “shkaktonte ferr për të gjithë rajonin”.
Khatibzadeh theksoi se “kjo nuk është lufta e Amerikës” dhe paralajmëroi se nëse presidenti amerikan Donald Trump përfshihet, “do të mbahet mend si një president që hyri në një luftë ku nuk i përkiste”. Sipas tij, çdo ndërhyrje nga SHBA do të thellonte konfliktin dhe do të vononte përfundimin e “mizorive brutale”.
Këto komente vijnë në një kohë tensionesh të larta, pas një sulmi me raketa iraniane që goditi afër spitalit Soroka në Izraelin jugor.
Mediat shtetërore iraniane raportuan se objektivi ishte një bazë ushtarake pranë spitalit, dhe jo vetë qendra mjekësore.
Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë izraelite njoftoi se 71 persona u plagosën si pasojë e sulmit në Qendrën Mjekësore Soroka.
Në kundërpërgjigje, ushtria izraelite njoftoi se kishte goditur objektiva të rëndësishme bërthamore në Iran, përfshirë reaktorin “joaktiv” të ujit të rëndë në Arak dhe uzinën e pasurimit të uraniumit në Natanz.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Presidenti Trump do të marrë një vendim për përfshirjen ose jo të SHBA-ve në këtë konflikt brenda dy javëve të ardhshme.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim