Irani ka paralajmëron në rikthimin e masave të kufizimit pas regjistrimit të 100 viktimave të reja nga koronavirusi në vend.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë Sima Sadat Lari ka thënë se brenda 24 orëve janë regjistruar 113 viktima nga koronavirusi, duke rritur edhe numrin e përgjithshëm në 8,950 viktima që nga fillimi i pandemisë në këtë vend në shkurt, shkruan arbresh.info
Gjatë 24 orëve të fundit janë lajmëruar 2,449 raste të reja.
Irani ka filluar lehtësimin e masave që nga mesi i prillit pasi numri i të infektuarve ka rënë.
“Në Teheran, 90% e pasagjerëve janë të pajisur me maska por distanca sociale nuk është duke u respektuar,” ka thënë zëvendësministri i qeverisë Ali Rabiei./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...