Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se Irani i ka ofruar 80 mijë dollarë dëmshpërblim për secilën viktimë të aksidentit ajror të 8 janarit, por vendi i tij nuk e ka pranuar këtë ofertë, sepse është shumë e vogël.
“Sigurisht, jeta e njeriut nuk mund të matet me të holla, por ne do të bëjmë përpjekje për më shumë dëmshpërblime për familjet e viktimave”, tha presidenti Zelenskiy.
Forcat e mbrojtjes ajrore të Rojeve Revolucionare të Iranit e rrëzuan aeroplanin e kompanisë “Ukraine Airlines” disa minuta pas ngritjes në qiell, duke lënë të vrarë 176 persona.
Irani ka thënë se e ka rrëzuar aksidentalisht aeroplanin civil dhe premtoi se do t’ia dorëzojë Ukrainës kutitë e zeza për t’i analizuar, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, presidenti ukrainas tha se Irani ende nuk i ka dorëzuar kutitë e zeza, ndërsa zyrtarët iranianë më vonë thanë se specialistët ukrainas do të udhëtojnë në Teheran për t’i bërë analizat e kutive.
Zelenskiy tha se Ukraina dëshiron t’i marrë kutitë e zeza, pavarësisht ngurrimit të Iranit për një gjë të tillë.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja