Irani ka thënë të hënën se nuk do të ketë takim në mes të presidentit iranian, Hasan Rohani dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump në Kombet e Bashkuara, ka raportuar televizioni shtetëror iranian, pasi Shtëpia e Bardhë ka lënë të hapur mundësinë për ndonjë takim në mes të dy liderëve.
“Ky takim as nuk është pjesë e agjendës tonë dhe as nuk do të ndodhë. Një takim i tillë nuk është planifikuar”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi.
Mousavi i ka konsideruar “absurde” deklaratat senatorit republikan, Lindesy Graham” se është koha që Shtetet e Bashkuara “të vendosin në tavolinë sulmin në rafineritë iraniane të naftës”, pas sulmit në rafineritë saudite të naftës ditën e shtunë.
Ky sulm është pretenduar të jetë kryer nga rebelët huthi të lidhur me Iranin.
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...