Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat mbarëkombëtare që shpërthyen në shtator të vitit të kaluar pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini.
Amini kishte vdekur gjatë kohës sa ishte në mbajtje policore nga policia e moralit mbi akuzat se kishte shkelur ligjin e detyrueshëm për mbajtjen e hixhabit.
Në një fjalim të mbajtur më 30 maj, Mohseni-Ejei deklaroi se dënimet për ata që “duhet të ekzekutohen” do të zbatohen pa përjashtim “duke respektuar standardet ligjore dhe drejtësinë”.
Irani deri më tani ka ekzekutuar të paktën shtatë protestues, duke nxitur zemërim në mesin e aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe shumë vendeve të Perëndimit, të cilët i kanë quajtur proceset ligjore kundër të akuzuarve gjyqe “të rreme”, ku vendimet nxitohen prapa dyerve të mbyllura.
Organizata ndërkombëtare Amnesty International, në një raport të publikuar së fundi, paralajmëroi për rrezikun e menjëhershëm të ekzekutimit të shtatë të burgosurve të tjerë, të arrestuar gjatë protestave./REL/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...