Gjykata Supreme e Iranit, ka konfirmuar se ka mbështetur dënimin me vdekje kundër akademikut iraniano-suedez, i cili është akuzuar për spiunazh.
Studiuesi i Institutit Karolinksa në Stokholm, Ahmadreza Djalali, është arrestuar në prill të vitit 2016, gjatë një vizite në Teheran, për spiunazh dhe “urrejtje ndaj Zotit”, krim i cili në Iran mund të rezultojë me dënim me vdekje.
Gjatë një trasmetimi në televizionin e kontrolluar nga shteti, Djalali ka pranuar se i ka dhënë informacione një shërbimi të jashtëm të inteligjencës për shkencëtarët e sektorit bërthamor iranian, të cilët më vonë janë vrarë.
Mirëpo përmes një audio incizimi, Djalali ka thënë se këto deklarata i ka thënë nën presion psikologjik.
Ai i ka hedhur poshtë akuzat më herët. Gjatë vendimit të Gjykatës Supreme është thënë se Djalali ka punuar me qeverinë izraelite.
Sipas raportimeve Djalali ka pranuar se është takuar me agjentët e Mossadit për t’iu dhënë informacione për planet bërthamore të Iranit dhe ka ndihmuar në shpërndarjen e virusit nëpër kompjuterët e ministrisë së Mbrojtjes./gsh/
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë