Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani

18:39 | 29 Mars 2026
E.H

Ushtria iraniane ka deklaruar se ka shënjestruar forcat amerikane të vendosura në Jordani.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, ambientet e banimit dhe pajisjet ushtarake në bazën ajrore Muwaffaq Salti, në Azraq, janë sulmuar nga dronë iranianë.

Ushtria iraniane e ka cilësuar këtë bazë si një “platformë kyçe operacionale” për ndërmarrjen e sulmeve ajrore kundër Iranit.

Shpërndaje në rrjete sociale