Negociatat mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nuk mund të fillojnë derisa ShBA-ja të plotësojë dy kushte, sipas deklaratës së kryetarit të parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf.
Ghalibaf, i cili konsiderohet një figurë e rëndësishme në politikën iraniane dhe është përfolur për rolin e tij si udhëheqës i delegacionit të Teheranit në bisedimet që pritet të mbahen këtë fundjavë në Pakistan, ndërsa theksoi se dy kërkesat janë thelbësore për nisjen e negociatave.
Në një deklaratë të tij, Ghalibaf shtoi se armëpushimi në Liban dhe lirimi i aseteve të bllokuara të Iranit duhet të përmbushen si kushte të patjetërsueshme përpara se të fillojnë bisedimet.
BBC ka raportuar se kërkesa për lirimin e aseteve iraniane të bllokuara ka qenë një çështje e diskutuar në negociatat e kaluara, por kjo është hera e parë që kjo kërkesë ngritet si një parakusht për bisedimet që lidhen me armëpushimin.
Sipas informacioneve zyrtare nga shteti i Iranit, që nga shpallja e armëpushimit, vetëm disa anije iraniane kanë kaluar përmes ngushticës, ndërsa mëngjesin e djeshëm, një anije cisterne nafte jo-iraniane arriti të kalonte përmes ngushticës së Hormuzit.
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan