Një zëdhënës ushtarak iranian ka ironizuar me përpjekjet e SHBA-së për një marrëveshje armëpushimi, duke këmbëngulur se amerikanët po negocionin vetëm me veten, raportoi Associated Press.
Në një video të parapërgatitur të transmetuar të mërkurën në televizionin shtetëror, nënkoloneli Ebrahim Zolfaghari pretendoi se fuqia strategjike e SHBA-së ishte shndërruar në “dështim strategjik”.
“Ai që pretendon të jetë një superfuqi globale do të kishte dalë tashmë nga kjo situatë nëse do të mundte. Mos e maskoni humbjen tuaj si marrëveshje. Epoka juaj e premtimeve boshe ka marrë fund.
A kanë arritur konfliktet tuaja të brendshme në atë pikë sa po negocioni me veten?”, thuhet në deklaratë.
Deklarata e Zolfagharit erdhi menjëherë pasi administrata Trump i dërgoi Iranit një plan armëpushimi me 15 pika përmes Pakistanit.
“Fjala jonë e parë dhe e fundit ka qenë e njëjtë që nga dita e parë, dhe kështu do të mbetet: Dikush si ne nuk do të pajtohet kurrë me dikë si ju,” tha Zolfaghari. “As tani, as kurrë.”, ka thënë ai.
Vjen reagimi i ashpër i agjentit të Salahut, pasi lojtari ko...
Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe