Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, e la derën e hapur për të zvilluar bisedime paqeje me SHBA-në nëpërmjet ndërmjetësimit nga Pakistani, por nuk dha asnjë shenjë të gatishmërisë së Teheranit për t’u përkulur ndaj kërkesave të Trump.
Araghchi, tha se vendi i tij “nuk ka refuzuar kurrë” të marrë pjesë në bisedimet në Pakistan që synojnë t’i japin fund luftës.
“Ne jemi thellësisht mirënjohës ndaj Pakistanit për përpjekjet e tij dhe nuk kemi refuzuar kurrë të shkojmë në Islamabad. Ajo që na intereson janë kushtet përfundimtar dhe të qëndrueshëm të luftës së paligjshme që na është imponuar”, ka shkruar Araqchi në X.
Sipas The Guardian, në javët e fundit, Pakistani e ka vënë veten në qendër të përpjekjeve për të arritur një armëpushim për t’i dhënë fund luftës, me zyrtarët që kanë kërkuar bisedime në kryeqytetin Islamabad.
Ndërsa Araghchi fajëson median amerikane për keqraportimin e gatishmërisë së Iranit për t’u angazhuar në negociata, agjencitë iraniane të lajmeve kanë raportuar se Teherani refuzoi bisedimet me Uashingtonin. Zyrtarët iranianë më parë akuzuan SHBA-në se po i përdorte bisedimet si një hile për të rritur më shumë sulmet.
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...