Një anije cisternë nafte nga Kuvajt është goditur nga një sulm me dron teksa ishte e ankoruar në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shkaktuar zjarr në ujërat përreth, por pa pasoja në njerëz.
Sipas Korporata e Naftës së Kuvajtit, tankeri “Al-Salmi” ishte i ngarkuar plotësisht në momentin e sulmit dhe dyshohet se është goditur nga forcat e Iran. Megjithatë, autoritetet iraniane nuk kanë reaguar ende lidhur me këto pretendime.
Zyra e shtypit e qeverisë së Dubait konfirmoi incidentin, duke bërë të ditur se një dron goditi cisternën dhe shkaktoi zjarr. Të 24 anëtarët e ekuipazhit janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe nuk raportohet për të lënduar. Ekipet e zjarrfikësve detarë ndërhynë menjëherë dhe arritën ta vinin situatën nën kontroll.
Sipas kompanisë Tanker Trackers, anija transportonte rreth dy milionë fuçi naftë bruto, përfshirë rreth 1.2 milionë nga Arabia Saudite dhe 800 mijë nga Kuvajti. Cisterna kishte përfunduar ngarkimin rreth një muaj më parë.
“Al-Salmi”, një supertanker me gjatësi afro 335 metra, është ndërtuar në vitin 2011 nga kompania jugkoreane Daewoo Shipbuilding & Marine Engineering.
Ndërkohë, ushtria e Kuvajtit ka njoftuar se vendi po përballet edhe me sulme të tjera armike me raketa dhe dronë, duke rritur tensionet në rajon.
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...