Irani ftohet zyrtarisht nga Arabia Saudite për pjesëmarrje në Haxh

21:12 | 10 Janar 2017
Trina Galanxhi

Irani zyrtar ka deklaruar se ka pranuar ftesë zyrtare nga Arabia Saudite për pelegrinët e saj që të marrin pjesë në Haxhin e këtij viti.

Vitin e kaluar asnjë iranian nuk morri pjesë në ceremoninë fetare të Haxhit, pasi të dy vendet kishin prishur marrëdhëniet mes vete për shkak të djegies së ambasadës në Teheran, transmeton arbresh.info.

Kjo ka qenë edhe hera e parë në tri dekada që pelegrinët iranianë kanë munguar në pelegrinazh dhe ka qenë kulmi i përkeqësimit të marrëdhënieve mbi konfliktet në Siri dhe Jemen.

“Delegacioni iranian do të udhëtojë për në Arabinë Saudite më 23 shkurt dhe shpesojmë që të marrim rezultate të mira”, ka thënë përfaqësuesi i haxhinjëve.

Negociatat për pelegrinët iranianë për t’u bashkuar haxhin e vitit të kaluar u ndërprenë mbi çështjet e lëshimit të vizave dhe për shkak të sigurisë, pasi në vitin 2015 rreth 464 iranianë gjeten vdekjen gjatë pelegrinazhit.

“Toni i ftesës është i zbutur në krahasim me letrën e fundit”, ka thënë Askar, përfaqësuesi i haxhinjëve në Iran./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale