Autoritetet iraniane ekzekutuan të paktën 834 persona në vitin 2023, një rritje alarmante prej 43% nga viti 2022 dhe numri më i lartë që nga viti 2015.
Ekzekutimet në Iran kryhen me varje.
Përveç kësaj, të paktën 22 gra u ekzekutuan në Republikën Islamike të Iranit në vitin 2023, një numër që është më i larti në dhjetë vitet e fundit. Në raportin e tyre prej 100 faqesh, ata akuzojnë Teheranin për përdorimin e dënimit me vdekje si një “mjet represioni politik”.
Protestat masive shpërthyen në Iran pas vdekjes së Mahsha Amini, një 22-vjeçare nga minoriteti kurd i Iranit, tre ditë pasi ajo u arrestua nga policia e moralit për mosmbajtjen e duhur të shamisë së saj.
Familja e saj dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut thonë se e reja u rrah për vdekje.
Demonstratat, të cilat tronditën vendin për javë të tëra, duke tronditur regjimin e Republikës Islamike, u mbytën në “gjak”, me 551 të vrarë.
Sipas dy OJQ-ve, të paktën 8 protestues ishin në mesin e të ekzekutuarve në vitin 2023, gjashtë prej të cilëve u arrestuan gjatë protestave dhe u dënuan me burgim të përjetshëm./abcnews.al
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A