Gjykata iraniane ka dënuar me dy vite e tre muaj burg një grua që “publikisht hoqi vellon e saj në shenjë proteste”.
Vendimi është bërë i ditur nga Ministria e Drejtësisë, e cila nuk ka zbuluar identitetin e viktimës, por ka vërë në dukje se “publikusht ajo ka nxitur imoralitet”, transmeton portali arbresh.info
Më shumë se 30 iraniane janë arrestuar që nga fundi i dhjetorit, sepse kanë hequr shamitë e kokës, që konsiderohet shkelje e ligjit.
Ligji në fuqi në Iran që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 thotë se gratë, qoftë iraniane apo të huaja, pavarësisht nga feja e tyre, duhet të mbulojnë kokën me një hixhab dhe duhet të veshin rroba të lirshme.
Megjithatë, autoritetet kanë lehtësuar theksin e tyre në këtë çështje në mënyrë të konsiderueshme për gati 20 vjet dhe një numër në rritje i iranianëve në Teheran dhe qytete të tjera të mëdha në vend kanë filluar të shfaqin pak flokët./arbresh.info/
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...
Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “B...
PDK mobilizon strukturat për marshin “Drejtësi, jo politikë!...
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës
Bisedime Ukrainë-Rusi në Abu Dabi, teksa Moska kryen sulme t...