Një sulm në një kompleks banimi në Damask të Sirisë të shtunën shkaktoi vdekjen e katër anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, tha Teherani, duke fajësuar Izraelin për sulmin. Garda iraniane i konfirmoi vdekjet në një deklaratë për mediat iraniane.
“Shefi i zbulimit i Gardës Revolucionare për Sirinë, zëvendësi i tij dhe dy anëtarë të tjerë të Gardës ranë martirë në sulmin ndaj Sirisë nga Izraeli”, tha agjencia iraniane e lajmeve Mehr, duke cituar një burim në dijeni të zhvillimeve.
Televizioni shtetëror sirian tha se ndërtesa, e cila u shkatërrua në sulmin e mesditës, ishte në një lagje të kryeqytetit sirian ku ndodhen disa ambasada.
Izraeli, i cili në përgjithësi nuk konfirmon përgjegjësinë për veprimet e tij në Siri, nuk ka komentuar për ngjarjen.
Sulmi erdhi pasi Izraeli goditi objektiva në të gjithë Gazën të shtunën. Izraeli tha se po vinte në shënjestër militantët në Gazën veriore, të cilët tha se po përpiqeshin të vendosnin eksplozivë dhe të godisnin me raketa tanket izraelite./voa
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...