Rrugët e zëna, shkollat dhe administratat në Bagdad dhe në jug të Irakut u mbyllën sot, dita e parë e javës në vend, ndërkohë që presioni është rritur në Irak pas një muaji manifestimesh për të kërkuar rrëzimin e regjimit.
Protesta, e nisur më 1 tetor, është shënuar nga dhuna e përgjakshme, që ka shkaktuar të paktën 257 të vdekur. Por, që prej rifillimit më 24 tetor ajo ka marrë një rrjedhë më të qetë dhe është organizuar tashmë nga studentët dhe sindikatatat, që i kanë zgjeruar përmasat e manifestimeve.
Të gjithë së bashku ata kanë shtuar thirrjet për mosbindje civile, ndërkohë që sindikata e mëuesve, inxinierëve, mjekëve dhe avokatëve kanë deklaruar grevë të përgjithshme duke paralizuar pjesën më të madhe të shkollave publike dhe administratave të kryeqytetit dhe pjesës jugore të vendit.
Dhe premtimet, për zgjedhje të parakohshme, reformën në sistemin e punësimit dhe pensioneve, të bëra nga autoritetet irakiane, nuk i kanë ndaluar këto manifestime/atsh/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...