Në Irak, pranë qytetit Hawija është zbuluar një varr masin që përmban së paku 400 trupa.
Qyteti ishte në kthetrat e militantëve të Shtetit Islamik deri në muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info
Guvernatori i provincës së Kirkuk, Rakan Said, tha se ata u gjetën në një baze ajrore. Disa nga viktimat ishin me rroba civile, ndërsa të tjerët kishin veshur çorapët që detyroheshin t’i mbathnin ata që ishin dënuar me vdekje.
Gjenerali Mortada al-Luëaibi tha se ushtria irakiane gjeti varrezat pasi banorët vendas dhanë “llogari të dëshmitarëve”.
Forcat irakiane kanë zbuluar dhjetër varre masive në zonat që dikur kontrolloheshin nga Shteti Islamik.
Haëija është 240km në veri të Bagdatit dhe u rimorr në kontroll gjatë muajit të kaluar. Qyteti ishte pushtuar nga ISIS që në vitin 2013./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...