Një zjarr i madh shpërtheu në periferinë jugore të Bagdadit, pasuar nga shpërthime, duke vrarë një person dhe 29 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre fëmijë.
Zjarri shpërtheu në një nga bazat e forcave të vetëmbrojtjes shiite, ku ndodheshin raketa me rreze të shkurtër veprimi, njofton Reuters, duke cituar burime të sigurisë.
Shpërthimet u dëgjuan në gjithë kryeqytetin e Irakut, Bagdad.
Për shkak të zjarrit janë aktivizuar disa raketa që ranë disa kilometra larg. Me atë rast, 14 persona u plagosën, shumica prej tyre fëmijë, tha një zyrtar lokal i shëndetësisë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Saif Badr tha se lëndimet ishin të vogla dhe shumica u liruan nga spitali.
Sky News Arabia ka njoftuar se raketat kanë rënë në “Zonën e gjelbër” të Bagdadit, ku ndodhet Ambasada e SHBA-së, por nuk ka dhenë më shumë informacione.
Burimet e policisë thonë se ruajtja jo e rregullt dhe temperaturat e larta janë shkaku më i mundshëm i zjarrit.
Ministria e Brendshme ka urdhëruar një hetim lidhur me rastin, transmeton KosovaPress.
Vie reagimi nga Berlini pas kërcënimeve të Trumpit për heqje...
Pentagoni konfirmon tërheqjen e 5000 trupave nga Gjermania, ...
Tentoi të udhëtonte drejt Gjermanisë nga Prishtina me dokume...
Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro, ...
Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfisko...
Rezoluta e kongresistëve për Kosovën në NATO, ish-ambasadori...