Misioni i OKB-së në Irak, ka deklaruar se është duke hetuar pretendimet për abuzimet e të drejtave të njeriut në një qytet të diskutueshëm irakian, ku forcat federale u përleshën me luftëtarët kurdë gjatë muajit tetor.
OKB tha të martes se hetimi ka filluar pas raportimeve të njerëzve që ikin nga qyteti i Tuz Khormato, ku rreth 150 shtëpi që u përkisnin kurdëve dhe turkmenjëve etnikë janë djegur qëllimshëm, shkruan “Fox”, transmeton portali arbresh.info
Luftimet shpërthyen në tetor kur forcat federale kapën zonat e diskutueshmë të mbajtura nga kurdët jashtë rajonit të tyre autonom, në përgjigje të një referendumi për pavarësi të mbajtur gjatë muajit të kaluar.
Shumica e forcave kurde u tërhoqën nga Tuz Khormato dhe zona të tjera pa luftë kur trupat irakiane dhe forcat paraushtarake shiite të mbështetura nga shteti u zhvendosën./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...