Një person ka humbur jetën dhe mbi pesë mijë janë rrezikuar nga mbytja për shkak të stuhisë së rërës që ka përfshirë shumë provinca dhe kryeqytetin Bagdad, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Institutit Meteorologjik të Irakut, stuhia e fortë e rërës që nisi në shkretëtirat perëndimore të vendit mbrëmjen e djeshme ka prekur Bagdadin dhe disa provinca të tjera.
Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Seyf al-Bedr, tha se të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore të lidhura me Ministrinë e Shëndetësisë janë mobilizuar me shërbimet e urgjencës për t’iu përgjigjur të prekurve nga stuhia e rërës.
Bedr vuri në dukje se një person vdiq për shkak të stuhisë së rërës dhe se pesë mijë u rrezikuan nga mbytja, dy mijë prej të cilëve në Bagdad.
Bedr u bëri thirrje gjithashtu të gjithë irakianëve, veçanërisht atyre me astmë dhe sëmundje kronike, të qëndrojnë në shtëpi.
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...