Të paktën 10 vetë u vranë dhe 30 mbetën të plagosur nga një sulm i xhihadistëve islamike (IS) në qytetin e Ramadi, në perëndim të Irakut, ku ekstremistët kanë organizuar shtatë shpërthime të makinave gati të njëkohshme.
“Rreth orës shtatë në mëngjes, IS ka bërë shtatë sulme me kamikazë që vozisnin “Humvee” në fushën Havzi, Malaba, Toja, Albu Faraj dhe Albu Ejta”, tha majori i policisë Samir Mustafa.
Për llogaritë që mbështesin IS në rrjetet sociale, është raportuar se kamikazët ishin, një belg, një sirian dhe një ekstremist nga Kaukazi.
Pas shpërthimit të bombave në makina, në shumë zona kan pasuar konfliktet dhe janë gjuajtur predha në selinë e këshillit krahinor.
Qeveria e Irakut është duke luftuar për muaj të tërë kundër ekstremistëve që kontrollojnë shumicën e vendeve në rrethina të Ramadit dhe rregullisht sulmojnë forcat e sigurisë në pjesët qendrore.
Xhihadistët filluan një ofensivë që synon drejt qytetit të Ras al-Ain në kufirin sirian-turk, e cila është e banuar kryesisht nga kurdët. Një zëdhënës i Bashkimit Demokratik të kurdëve sirianë Nawaf Khalil, përshkroi sulmin ndaj qytetit, i cili ka një popullsi prej 50.000 njerëz dhe ku është e vendosur kalimi kufitar me Turqinë, si një “shkallë të gjerë dhe të fuqishme”./arbresh.info/
Ambasadori i SHBA-ve del nga takimi, niset drejt Presidencës
Luizi zbulon bashkëpunimin dhe projektin e ri muzikor
Situata në veri, Borell telefonon Kurtin
Kievi zmbraps një tjetër valë të sulmeve ajrore ruse
Nis takimi i kryetarëve me ambasadorin e SHBA-ve, të pranish...
Daçiq: Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe