Agjencia Kombëtare e Inteligjencës e Turqisë (MIT) dhe policia turke kanë zënë në flagrancë një rrjet agjentësh që përpiqeshin të rrëmbenin një ish-ushtar iranian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të siguruara, tetë persona, dy prej të cilëve agjentë të Iranit, të dërguar për të rrëmbyer ish-ushtarin iranian M.A. që banonte në Van të Turqisë, janë kapur në një operacion të MIT-it dhe Drejtorisë së Policisë së Vanit më 24 shtator 2021.
MIT ka zbuluar se pjesëtarët e inteligjencës së Iranit janë përpjekur të krijonin një rrjet në Van me buxhet prej 30 mijë dollarësh për rrëmbimin e ish-ushtarit.
Me urdhër të agjentëve iranianë, pjesëtarët e rrjetit, të cilët ishin vënë nën përcjellje nga MIT dhe policia turke, i kanë ofruar gruas së M.A.-së, M.E., 10 mijë dollarë për të ndihmuar në rrëmbim, duke e kërcënuar se do ta dëmtonin familjen e saj që jeton në Iran nëse nuk pranon.
Me zbulimin se inteligjenca iraniane kishte dërguar dy persona në Van më 24 shtator për të rrëmbyer M.A.-në në Iran me automjet, MIT dhe Policia e Vanit kapën në flagrancë anëtarët e rrjetit.
Rreth orës 21:00 më 24 shtator, u ndaluan shtetasi iranian S.S. dhe shtetasi turk M.E.A., të cilët u përpoqën të hynin në banesë për të rrëmbyer M.A.-në.
Gjatë vazhdimit të operacionit, u kapën edhe gjashtë shtetas turq që ishin pjesëtarë të rrjetit.
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës