Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell në një intervistë për median malazeze Vijesti, ka folur për integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ndër të tjera Borrell theksoi se edhe pse Samiti i BE-së nuk solli rezultate për integrimin e Shqipërisë dhe MV, BE-ja ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për përmirësimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe të BE-së.
Shefi i diplomacisë evropiane u shpreh se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë politike, teknike dhe financiare për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar të avancojnë reformat kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike që janë të nevojshme për përparimin në rrugën drejt BE-së.
“Progresi në prioritetet e reformave duhet të çojë në integrimin më të ngushtë të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, punën për integrimin e përshpejtuar dhe “futjen graduale” në politikat individuale, programet dhe tregun e BE-së”, ka thënë Borrel.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...