Evropa mund të zëvendësojë pjesën më të madhe të ndihmës financiare dhe ushtarake të SHBA-së për Ukrainën nëse Uashingtoni ndërpret përgjithmonë mbështetjen e saj, tregoi një analizë e re e publikuar nga Instituti Kiel për Ekonominë Botërore (IfW Kiel) në Gjermani.
“Të dhënat tona tregojnë se Evropa do të ishte në gjendje të kompensonte një pjesë të madhe të ndihmës së SHBA-së, por vetëm nëse politikëbërësit do të vepronin me vendosmëri”, theksoi Christoph Trebesch, drejtor kërkimi në IfW Kiel.
”Përjashtimi i vetëm është inteligjenca ushtarake, ku Evropa nuk ka aftësi të krahasueshme”, theksoi instituti.”Qeveritë evropiane shpenzonin mesatarisht 0,1 për qind të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto (PBB) në vit për ndihmën dypalëshe për Ukrainën”, vëren IfW Kiel.
”Nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqnin përgjithmonë mbështetjen e tyre, vendet evropiane do të duhej të rrisnin shpenzimet e tyre në 0,21%, që do të përfaqësonte një rritje nga 44 miliardë euro aktuale (48 miliardë dollarë) në 82 miliardë euro në vit, sipas institutit”/abcnews/
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...