Një infermiere në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, ka vdekur nga Ebola, vdekja e parë e regjistruar që nga shpërthimi i fundit i sëmundjes në 2022. Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë tha se infermierja 32-vjeçare ishte e punësuar në spitalin kryesor në Kampala. Pasi ajo pati temperaturë, testet laboratorike konfirmuan se ajo ishte e infektuar me virusin Ebola.
Ebola, e cila përhapet përmes kontaktit me lëngjet trupore ose materiale të kontaminuara të një personi të infektuar, fillon me ethe. Simptomat përfshijnë ethe, të vjella, diarre, dhimbje muskulore dhe ndonjëherë gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme.
Nuk ka kurë specifike për sëmundjen, personi i infektuar ndihmohet nga lëngjet intravenoze. Sëmundja ka një shkallë të lartë vdekshmërie, nga 50 deri në 90 për qind e të sëmurëve vdesin prej saj.
Uganda ka pasur shpërthime të shumta të Ebolës, duke përfshirë një në vitin 2000 që vrau qindra njerëz, dhe më i fundit në vitin 2022, kur vdiqën 77./abcnews.al
Mbrojtja nis deklaratat përmbyllëse: Selimi është i pafajshë...
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...