Mbi 2 mijë familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Indonezi, pas një shpërthimi të një llave në Malin Sinabung.
Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se në Malin Sinabung, në ishullin e Sumatrës, ka pasur shpërthime të shpeshta në ditët e fundit, pas të cilave hiri është ngritur deri në 3 km lartësi, transmeton portali arbresh.info.
Një kordon sigurie me rreze prej 7 km ishte zbatuar rreth vullkanit i cili ka shpërthyer pothuajse vazhdimisht që nga viti 2013.
Megjithatë, fshatarët kanë vazhduar të kryejnë obligimet ditore duke përdorur maska për mbrojtje.
Ky vullkan konsiderohet të jetë një ndër më vdekjeprurësit në botë. Ai filloi të zgjohej në vitin 2010, pasi kishte fjetur për rreth 400 vjet./Arbresh.info
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...