
BANDUNG (AA) - Një punishte në qytetin Badung në rajonin e Javës Perëndimore të Indonezisë, bën këpucë nga lëkura e këmbëve e pulës. ( Anton Raharjo - Anadolu Agency )
Një punishte në qytetin Badung në rajonin e Javës Perëndimore të Indonezisë, bën këpucë nga lëkura e këmbëve e pulës, raporton Anadolu Agency.
Sipërmarrësi Nurman Farieka, 26 vjeç, filloi biznesin e tij të prodhimit të këpucëve, të quajtur Hirka, në vitin 2015 pasi zbuloi ditarin e babait të tij se si të nxihej lëkura e pulës.
“Lëkura e këmbëve të pulës ka të njëjtën strukturë si lëkurat e tjera ekzotike te gjarpërinjtë dhe krokodilët, ndaj ne e zgjedhim atë si një material alternativ”, thotë Nurman.
Nevojiten 64 këmbë pule për të bërë një palë këpucë lëkure.
Nurman dhe katër punonjësit e tij mund të përfundojnë një palë këpucë në dhjetë ditë, për shkak të kompleksitetit të procesit dhe punimit me dorë.


Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...