Gjashtë vajza të mitura në pjesën qendrore të Indisë u zhveshën dhe u vendosën në një paradë si pjesë e një rituali për të ndjellë shi.
Incidenti ndodhi në një fshat të prekur nga thatësia, i quajtur Bundelkhand, i cili shtrihet në rajonin Madhya Pradesh, shkruan BBC.
Videot që u përhapën shumë në rrjete sociale raportohet se shfaqnin vajza të reja duke ecur me nga një bosht druri mbi krahë, në të cilin ishte ngjitur edhe nga një bretkosë.
Banorët lokalë besojnë se ky ritual do ta kënaqë atë të cilin e quajnë “zot i shiut” dhe se do të sjellë të reshura në rajon.
Policia lokale tha se nuk ka pranuar ndonjë ankesë zyrtare në lidhje me këtë ngjarje, por shtoi se kanë filluar hetime për këtë rast.
“Do të ndërmerren masa, nëse zbulohet që vajzat janë detyruar të ecin të zhveshura”, tha komandanti rajonal i policisë.
Ndryshe, bujqësia e Indisë varet shumë nga të reshurat sezonale dhe në shumë rajone zhvillohen rituale sipas traditave lokale. Banorët besojnë se ritualet e sjellin shiun.
Nis takimi i Osmanit me ministren Spiropali
Spiropali paralajmëron mbledhjen e përbashkët të qeverive Ko...
Agjenti i Florian Wirtz: Tentova ta dërgoj te Real Madridi p...
Spiropali: Njohja reciproke Kosovë – Serbi, e vetmja bazë e ...
Spiropali: Kosova, prioritet absolut i politikës së Jashtme ...
Konjufca: Takimet me Spiropalin janë vëllazërore, jo thjesht...