Më shumë se 60 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e mungesës së bombulave të oksigjenit në një spital në Indi.
Sipas mediave indiane, kjo ka ndodhur për shkak se ‘furnitorëve nuk u është paguar fatura’, transmeton portali arbresh.info
Pas vdekjes së fëmijëve, Yogi Adityanath, kryeministri i shtetit dhe një aleat i rëndësishëm i kryeministrit Narendra Modi, është duke u përballur me thirrjet për dorëheqje.
Prindërit kanë rrëfyer panikun dhe tmerrin kur fëmijët e tyre janë përballur me mungesën e bombulave të oksigjenit, ndërsa kanë shtuar se infermieret kanë shpërndarë pompa manual për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve.
Ata kanë pretenduar se kompania që furnizon spitalin me oksigjen kishte kërcënuar për ndalimin e furnizimit, pasi qeveria kishte vonuar të paguajë faturën me vlerë deri në 6.8 milionë dollarë.
Zyrtarët lokalë kanë pranuar se ka pasur një ndërprerje të furnizimit me oksigjen në spital, por insistojnë se vdekjet ishin shkaktuar nga encefalit dhe sëmundje të tjera, jo nga mungesa e bombulave të oksigjenit.
Kreu i spitalit është ndaluar nga policia për shkak të një hetimi rreth rastit. Sipas fazës së parë hetuese thuhet se faturat e papaguara datojnë që nga nëntori i vitit të kaluar./Arbresh.info

49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, në pranga 2 persona...
Harry Bajraktari letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i...
Kurti: Kosova, një pishtar i demokracisë dhe sigurisë në raj...