Më shumë se 2 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet.
Rreth 90 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në 26 qarqe në shtetin verilindor të Assam-it në Indi tha sot autoriteti shtetëror për menaxhimin e katastrofave (SDMA)
SDMA tha se dy vdekje të reja kanë ndodhur ndërsa deri më 22 korrik numri i viktimave ka arritur në 89.
Më tej thuhet se 2.525 fshatra janë goditur dhe janë ngritur 281 kampe lehtësimi. Më shumë se 2 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet.
Zonat në verilindje të Indisë po ballafaqohen me përmbytje për shkak të shirave vjetore mosun, me përmbytje dhe rrëshqitje të dheut një dukuri e zakonshme gjatë sezonit.
Zyrtarët më herët theksuan se 113 kafshë të egra, përfshirë 11 rinoqerontë me një brirë ngordhën në Parkun Kaziranga, një lokacion i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Assam./AA/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë