Google ADS

Indi: Arrestohen 21 njerëz për linçim

10:33 | 9 Mars 2015
Arbresh.info

Policia në verilindje të Indisë ka arrestuar 21 vetë në lidhje me linçim të një përdhunuesi të dyshuar të cilin një bandë e rrugës të enjten e nxorrën nga burgu dhe e vranë.

Policia tha se 21 burra janë arrestuar për “trazira dhe tubim të paligjshëm”, por është e paqartë nëse ata janë të lidhur drejtpërdrejt me vrasjen.

Të arrestuarit janë identifikuar në bazë të një video dhe disa foto nga skena e ngjarjes në Dimapur, Nagaland. Këto regjistrime janë vendosur në rrjetet sociale.

Një turmë prej disa mijëra njerëzve hynë në burg më 5 mars dhe e tërhoqën Sayed Sharif në rrugë të zhveshur lakuriq e rrahën dhe e zvarritë nëpër rrugë para se ta varrnin.

Që atëherë, është caktuar ora policore dhe qindra oficerë të policisë patrullojnë në rrugët e Dimapur.

Policia tha se Khan ishte një tregtar musliman nga shteti fqinj Assam. Ai u arrestua në shkurt për përdhunimin e një vajze 19-vjeçare.

Shpërndaje në rrjete sociale