Viktima e fundit e shëmbjes së një kompleksi apartamentesh në Florida u identifikua të hënën, tha një afërm i viktimës, më shumë se një muaj pas katastrofës që shkaktoi 98 të vdekur dhe çoi në misionin më të madh të kërkim-shpëtimi në këtë shtet që nuk ishte i lidhur me uraganët.
Estelle Hedaya, një 54-vjeçare që kishte një dëshirë të madhe për të udhëtuar, është viktima e fundit që u identifikua, duke i dhënë fund asaj që të afërmit e saj e kanë përshkruar si një pritje torturuese katër javëshe. Vëllai i saj më i vogël, Ikey Hedaya, konfirmoi lajmin për agjencinë e lajmeve Associated Press. Funerali për viktimën pritet të mbahet të martën.
Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi ekipet e kërkim-shpëtimit përfunduan zyrtarisht operacionin e rëndë dhe emocional të heqjes së shtresave të mbetjeve të rrezikshme dhe nxjerrjes së dhjetëra trupave.
Vendi ku ndodhej pallati Champlain Towers South, e shembur më 24 qershor, është kryesisht i rrafshuar, me shumicën e rrënojave tashmë të zhvendosura në një depo në Majami. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodh me hapësirën ku ndodhej ndërtesa Champlain Towers South. Një gjykatës që po shqyrton një padi të ngritur pas shëmbjes së ndërtesës, dëshiron që prona të shitet me çmimin e tregut, që mund të sjellë rreth 100 milionë dollarë në të ardhura.
Disa pronarë të banesave duan që ajo të rindërtohet, dhe të tjerët thonë se aty duhet të ngrihet një memorial në kujtim të viktimave.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...