Një grua që është fotografuar duke ia ngritur gishtin e mesit autokolonës së presidentit amerikan Donald Trump, thuhet të jetë larguar nga puna.
Imazhi që është bërë viral, është shkrepur me 28 tetor në Virxhinia, në afërsi të resortit të golfit të Trumpit, transmeton portali arbresh.info
Juli Briskman, e cila është identifikuar si çiklistja në fotografi, pretendon se është përjashtuar nga punëdhënësi Akima LLC pasi e postoi atë në profilet e saj në rrjetet sociale.
Kompania nuk ka komentuar rastin.
Briskman tha për mediat amerikane që firma e kishte thirrur atë në një takim një ditë pasi njoftoi departamentin e tyre të burimeve njerëzore se ajo ishte subjekt i imazhit të qarkulluar gjerësisht./arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...