Të paktën gjashtë persona janë vrarë nga të shtënat në një spital në qytetin çek Ostravi, kanë njoftuar zyrtarët e këtij vendi. Të shtënat kishin ndodhur në repartin e traumës.
Sipas mediave lokale, sulmuesi është në arrati, kurse policia në profilin e saj zyrtar në Twitter ka publikuar fotografinë e tij, transmeton Telegrafi.
“Kërkojmë ndihmën e qytetarëve, të cilët do të mund të na ndihmonin në lokalizimin e tij si dhe i kemi paralajmëruar se ai përbën kërcënim”, thuhej në postimin e policisë çeke.
Sipas informatave më të fundit, sulmues kishte të veshur një pallto me ngjyrë të kuqe, kurse e gjithë zona përreth spitalit është bllokuar pas të shtënave.
Njësitet e shumta të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke evakuuar banorët.
https://www.youtube.com/watch?v=K1AUiDVpVVE&feature=emb_title
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...