I nominuari i presidentit të sapozgjedhur në SHBA, Donald Trump, për sekretar të mbrojtjes ka folur ashpër kundër Rusisë.
General James Mattis, paralajmëroi se NATO është nën kërcënimin më të madh që nga pas Lufta e Dytë Botërore, duke përfshirë Moskën, transmeton arbresh.info.
Në anën tjetër, i nominuari për të udhëhequr me CIA-n, Mike Pompeo, tha së Rusia përbën një kërcënim serioz në Evropë dhe në Ukrainë.
Mattis, një general në pension, që u emërua si shef i Pentagonit, tha se Vladimir Putin është duke u përpjekur të ndajë në dysh vendet e NATO-s.
“Mendoj se tani gjëja më e rëndësishme është të pranojnë realitetin”, ka theksuar ai.
“Mendoj se NATO është nën kërcënimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe ky kërcënim vjen nga Rusia, nga grupet terroriste dhe Kina”, shtoi ai./Arbresh.info
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...