Danimarka ka vendosur që të dhurojë 1 milion doza vaksinash nga AstraZeneca për Ballkanin Perëndimor.
Këtë gjë e ka bërë të ditur kryediplomati danez Jeppe Kofod me anë të një postimi në Twitter. Ai shkruan se vaksina do t’i dhurohen Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut si dhe Bonje & Herzegovinës.
Ai ka shkruar se vaksinat në Ballkanin Perëndimor do të dërgohen në muajt e ardhshëm. Ndërkohë që Danimarka e ka hequr nga programi i vaksinimit vaksinën e AstraZenecës, për shkak të mpiksjeve të gjakut që ka shkaktuar kjo e fundit.
“Fqinjët tanë në Ballkan po përjetojnë një mungesë të madhe vaksinash, e cila është e rëndë për komunitetet individuale dhe rrit rrezikun e shpërthimeve të reja që mund të përhapen. Të lumtur që mund të ndërhyjmë dhe të ndihmojmë partnerët tanë që janë ngushtë me vaksinat”, – tha ai./lapsi/
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...